Pacolli pas vdekjes së Kastriot Myftarajt: Ai publikisht më kishte ofenduar rëndë mua dhe familjen time

Pacolli pas vdekjes së Kastriot Myftarajt: Ai publikisht më kishte ofenduar rëndë mua dhe familjen time

Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmit për vdekjen e gazetarit Kastriot Myftaraj.

Pacolli përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se kjo është një humbje e madhe, megjithatë ai kujton kohën kur i ndjeri e kishte ofenduar  atë dhe familjen e tij.

“Sot paska vdekur Kastriot Myftaraj! Më vjen keq dhe ndaj dhimbjen me familjaret e tij. Sidoqoftë është humbje e madhe. Unë të ndjerin personalisht nuk e kam njohur edhe pse ai publikisht më kishte ofenduar rëndë mua dhe familjen time. Ai kishte “analizuar” (pse nuk më kishin likuiduar mbasi unë sipas tij “kisha shërbyer për shërbimet e huaja””, ka shkruar Pacolli.

Konspiracionisti i njohur shqiptar Kastriot Myftaraj kishte shkruar një opinion të gjerë e të gjatë në të kaluarën për kreun e AKR-së, ku kishte thënë “se Pacolli është njeriu i sekreteve të mëdha që kanë të bëjnë me qendrat relevante të pushtetit në botë, që prej Moskës, Beogradit e deri në Washington”.

Shpërndaje në: