Pacolli për Ballkanin e Hapur: Dua ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi

Pacolli për Ballkanin e Hapur: Dua ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është deklaruar për samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër, ku nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova nuk po merr pjesë.

Pacolli ka thënë se do ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Pacolli ka dekluarar se Kosova nuk guxon të hezitojë dhe ta paragjykojë rrugën e integrimit euroatlantik, të mbështetur edhe nga SHBA.

“Sot në Ohër edhe Mali i Zi u bë pjesë e Open Balkans, ndërsa edhe Bosnja ishte aty në cilësinë e vëzhguesit.  Dua ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga SHBA.  Eshtë koha e duhur (kemi 3 KM shqipëtar), aty mund të mirën vendime vetëm në favor të Kosovës, mos u frikësoni! Anglia ishte themeluese e Unionit Europian dhe atëherë kur ajo e vleresoi doli nga ky union.  Edhe Kosova mund ta bëjë këtë nëse vëren që aty kërkohet te bëhet dicka që shkon ne dëm të Kosovës. Kosova nuk guxon të heziton dhe të paragjykoi në rrugën e integrimit euroatlantik të mbështetur nga SHBA”, ka shkruar në Facebook Pacolli.

Ai ka thënë se izolimi më së paku i duhet Kosovës.

“Ajo duhet të jetë aty ku flitet për urat, për integrimet dhe për ardhmërinë europiane. Izolimi i duhet më së paku Kosovës (Edhe Bledi e Berlini i fundit nuk shkuan ne favor te Kosovës).  Nuk ka nevojë të frikësohemi nga vendi ku flitet per sfidat!”, ka shkruar në fund ai.

Shpërndaje në: