Pacolli për vrasjen e pesëfishtë në Gjilan: Rast shumë tragjik

Pacolli për vrasjen e pesëfishtë në Gjilan: Rast shumë tragjik

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka konfirmuar se sot rreth orës 13:00 një zyrtare policore ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, duke thënë që shpreson që të mos ndodhë më një akt i tillë në vendin tonë.

“Rast shumë tragjik në Gjilan. Ngushëllime familjes dhe miqëve. Lutem të mos ndodhë një akt i tillë më në vendin tonë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

 

Shpërndaje në: