Pacolli reagon për dhunën ndaj grave: Edhe vetë jam divorcuar, por pa asnjë ndjenjë urrejtjeje

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar lidhur me dhunën dhe vrasjet  e grave në Kosovë.

Pacolli ka thënë se burrat që vrasin gratë nuk janë as burra, as trima as fetarë.

Pacolli po ashtu ka bërë të ditur edhe një eksperiencë personale dhe ka thënë se duhet të kemi zero tolerancë ndaj dhunës.

Këtu keni postimin e tij të plotë:

“Burrat që vrasin gratë nuk janë as burra, as trima, as fetarë. Unë vetë jam divorcuar në lidhjen time të mëparshme, ndoshta me pikëllim për humbjen e një personi me të cilin kisha ndarë një pjesë të jetës sime, pa asnjë ndjenjë turpi, inati apo zilie dhe asnjë ndjenjë urrejtjeje, inati apo hakmarrjeje për të. Asnjë grua nuk duhet të humbasë jetën dhe asnjë fëmijë nuk duhet të humbasë nënën e tij. Zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.