Pacolli: Si është e mundur që Tirana heq çdo barikadë dhe shfrytëzon këtë event e Kosova e hudh?

Pacolli: Si është e mundur që Tirana heq çdo barikadë dhe shfrytëzon këtë event e Kosova e hudh?

Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmit lidhur me largimin e Festivalit të Sunny Hill-it nga Prishtina në Tiranë.

Pacolli e ka quajtur dështim të madh nga ana e shtetit largimin e një festivali si Sunny Hill, përcjell Periskopi.

“Jam shumë i hidhëruar dhe i zhgënjyer nga dështimi i organizimit të festivalit ”Sunny Hill” në Prishtinë. Kemi humbur rastin e një festivali me renome botëror e cila do ta vendoste përseri Kosovën në hartën botërore. Muajit e fundit kam qenë personalisht i involvuar me hapat që janë marrë për të organizuar këtë event, dhe është një dështim i madh nga ana e shtetit tonë”, ka shkruar Pacolli.

Ai në fund pyet se “si është e mundur që Tirana heq çdo barikadë dhe shfrytëzon këtë event e Kosova e hudh?”

Më poshtë keni reagimin e plotë të Pacollit:

Jam shumë i hidhëruar dhe i zhgënjyer nga dështimi i organizimit të festivalit ”Sunny Hill” në Prishtinë. Kemi humbur rastin e një festivali me renome botëror e cila do ta vendoste përseri Kosovën në hartën botërore. Muajit e fundit kam qenë personalisht i involvuar me hapat që janë marrë për të organizuar këtë event, dhe është një dështim i madh nga ana e shtetit tonë. Ajo që ka ndodhur sot (për mua është një “Déjà vu”), në të vërtetë nuk duhej të ndodhte. Kosova e meritonte Dua Lipën dhe gjithë atë repertor të këngëtarëve ndërkombëtar dhe vendas që do të performonin në këtë festival dhe Dua Lipa nuk e meritonte të privohej nga performanca në vendlindjen e saj. Si është e mundur që Tirana heq çdo barikadë dhe shfrytëzon këtë event e Kosova e hudh? /Periskopi

Shpërndaje në: