Pacolli si punëtor krahu: Shefi i diplomacisë thotë se publikoi fotografinë, por nuk e bëri

Pacolli si punëtor krahu: Shefi i diplomacisë thotë se publikoi fotografinë, por nuk e bëri

Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, vazhdon ta menaxhojë profilin e tij në Facebook në një mënyrë mjaft të çuditshme. Pasi që e kishte prerë përgjysmë ambasadorin e Kosovës në Gjermani, z.Beqë Cufaj, ai tashmë iu tha miqve të tij se po e publikonte një fotografi por pa e bërë një gjë të tillë. 

Duket që z.Pacolli nuk ka një menaxher të rrjeteve sociale, ose nëse e ka ai duhet të jetë ekstremisht i dobët. Ky është një gabim i pafalshëm për një shef diplomacie të një shtetit.

Së fundi ai shkroi se po publikonte një fotografi të portit ku kishte punuar “punë të rënda fizike (trajtimin e anijeve të mallrave) për të financuar studimet e tij, përcjell Periskopi.

“Në këtë fotografi shihet porti i Hamburgut, në të cilin para 46 vitesh punoja punë të rënda fizike(trajtimin e anijeve te mallrave) për të financuar studimet e mija.
Ishte ndjenjë emocionuese të gjindem prap në këtë vend, tani në një pozicion krejtësisht tjetër dhe jo më si qytetar i Jugoslavisë por qytetar i Republikës së Kosovës.”

Por, Pacolli kishte harruar ta vendoste fotografinë, e cila u bë vetëm pak më vonë.

Më poshtë e keni fotografinë që donte ta vendoste z.Pacolli, autor i librit “Nga sfida në sfidë”.

Shpërndaje në: