Pacolli: Sot është më e rëndësishme se kurrë që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s

Pacolli: Sot është më e rëndësishme se kurrë që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s

Si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus, Suedia dhe Finlanda janë duke vepruar në mënyrë të koordinuar për të dorëzuar kërkesat e tyre për anëtarësim në NATO.

Këtë, lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR) Behgjet Pacolli, e ka quajtur vendim historik.

Ai tha se sot është më e rëndësishme se kurrë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj aleance ushtarake.

“Kërkesa e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO janë vendime historike dhe lidership i dëshmuar që, pavarësisht parimeve të tyre, dëgjojnë vullnetin e popullit për kufij më të sigurt. Sot është më e rëndësishme se kurrë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj aleance ushtarake”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe, Suedia, që ishte shtet neutral edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka qëndruar jashtë aleancave ushtarake për më shumë se 200 vjet, edhe pse ka krijuar raporte të afërta me NATO-n që prej viteve ’90.

Rusia ka paralajmëruar se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do të pasohet me përgjigje të Moskës.

Shpërndaje në: