Paga e Mbappe te Real Madrid do të jetë ‘marramendëse’, nëse zyrtarizohet marrëveshja

Paga e Mbappe te Real Madrid do të jetë ‘marramendëse’, nëse zyrtarizohet marrëveshja

Kylian Mbappe pritet të bëhet një nga lojtarët më të paguar në botën e futbollit.

Ylli francez vazhdon të jetë në bisedime me skuadrën e Real Madrid, për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere, dhe tashmë thuhet të jetë vetëm çështje orësh zyrtarizimi i marrëveshjes.

Madrilenët pritet t’i ofrojnë lojtarin një kontratë gjashtë vjeçare, të vlefshme deri në vitin 2027, me një pagë prej 30 milionë eurove për sezon, përcjell Periskopi.

Megjithatë, problematike po del të jetë marrëveshja me skuadrën e PSG, të cilët po insistojnë ta mbajnë lojtarin edhe këtë edicion.

Deri më tani dihet se Real Madrid kanë ofruar 170 milionë euro për kartonin e Mbappe, plus 10 milionë si bonuse. /Periskopi/

Shpërndaje në: