Pagat si ministra apo si deputetë në fund të muajit? Ja si përgjigjet Hekuran Murati

Pagat si ministra apo si deputetë në fund të muajit? Ja si përgjigjet Hekuran Murati

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, është pyetur sot nëse në fund të këtij muaji do ta marrë pagën si deputet apo si ministër.

Ai sqaroi se pagat do të marrin si qeveri në detyrë, por do të shohin edhe praktika nga e kaluara.

“Pagat do të vazhdojmë t’i marrin si qeveri në detyrë, por mund të shohim edhe praktikat e kaluara që reflektojnë të njëjtën situatë”, tha Murati.

Pyetja erdhi pasi shumë nga ministrat kanë fituar mandatin e deputetit dhe janë certifikuar si të tillë nga KQZ-ja. /Periskopi/

Shpërndaje në: