Pajaziti: Sot të flitet për gjithçka, që nga futja e Deharit në burg e deri tek ajo që e ka shty në atë akt

Pajaziti: Sot të flitet për gjithçka, që nga futja e Deharit në burg e deri tek ajo që e ka shty në atë akt

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, ka thënë se duhet që të gjithë të jemi të bashkuar për një rast të rëndë si ky i Astrit Dehari, jemi të bashkuar për Drejtësi.

Ai ka kërkuar që ky rast të mos trajtohet politikisht, të mos shfrytëzohet për agjenda politike.

“Ne shprehim vullnetin  dhe besimin në organet kompetente për vënjen në vend të drejtësisë për Astrit Deharin. Jemi të gatshëm të bëjmë krejt ccka është e mundur që ky rast të qartësohet deri në fund”, ka thënë Pajaziti.

Ai ka thënë se Grupi Parlamentar i PDK-së është i interesuar të sqarohet rasti, pa marrë parasysh se për ccka ishte në burg Dehari.

“Sot, kërkoj nga të gjithë që gjithccka që keni për të thënë e treguar, të tregoni këtu me korrektësi dhe sot të dalim nga këtu të sqaruar për këtë rast. Gjithccka që e ka shty deri tek futja në burg dhe gjithccka që e ka shty atë deri në atë akt”.

Sipas tij, sqarimi i këtij rasti do të forcoj besimin në shtetin e Kosovës.

Pajaziti ka thënë se PDK i beson  ekspertizës që doli nga institucionet e shtetit, mirëpo ai ka thënë se nëse nga parlamenti del kërkesë që rasti të hetohet edhe nga ekspertë të tjerë të specializuar, ajo kerkësë do ta ketë mbështetjen e tyre./Periskopi/

Shpërndaje në: