Pajtim Kasami shënon dhe asiston në fitoren dramatike të Sionit

Pajtim Kasami shënon dhe asiston në fitoren dramatike të Sionit

Sioni e ka mposhtur Servetten 2-1 në kuadër të javës së 36-të në Superligën e Zvicrës.

Të parët ishin vendasit që kaluar në epërsi me anë të Kones që shënoi në minutën e 22-të, mirëpo që gjërat për ta shkuan më pas si mos më keq.

Ishte Pajtim Kasami që në minutën e 43-të i barazoi shifrat në 1-1, me një gol tejet të bukur.

Kasami nuk u ndal me kaq, pasi ishte minuta e 74-të kur dhuroi një asistim për Roberts Uldrikis për të fituar ndeshjen me përmbysjen.

Lojtari shqiptar ishte padyshim lojtari i ndeshje në këtë mbrëmje, derisa Sion qëndron në vendin e tetë me 39 pikë.

Shpërndaje në: