Pajtohen Izraeli dhe Turqia
Izraeli dhe Turqia i kanë normalizuar marrëdhëniet e tyre pas gjashtë vitesh përçarje.
Kjo kishte ndodhur si pasojë e vrasjes së dhjetë aktivistëve turq në Gaza nga trupat e Izraelit.
Sipas BBC-së marrëveshja u arrit të dielën, ku thuhet se Izraeli duhet të paguajë 20 mijë dollarë Turqisë si kompensim.
Gjithashtu, do t’i lejojë Turqisë dërgimin e armëve në Gaza.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, ka thënë se marrëveshja do të ndihmonte në sjelljen e paqes në Lindjen e Mesme.
Turqia dhe Izraeli kanë shumë interesa të përbashkëta.



