Pak kilometra larg nesh: Kjo është kafeneja më e bukur në botë (Foto)

Pak kilometra larg nesh: Kjo është kafeneja më e bukur në botë (Foto)

Një hijeshi të jashtëzakonshme mund ta shohin në kqyeqytetin hungarez Budapest. Por, përtej hijeshive të qytetit, është në kafene në veçanti e cila zbukuron gjithçka “New York Cafè”.

Ky vend duket më shumë se sa një vend ku mund të pijmë një kafe apo të shijojmë një copë torte, pasi që pamja është ajo e një pallati të luksit.

Kjo kafene ka një histori të gjatë 125 vjeçare, duke qenë një ndër më të vjetrat në këtë vend.

Ajo u ndërtua në stilin e Rilindjes Italiane, me llambadarë me gaz që varen në tavanet e larta të stolisur ame afreske spektakulare, e cila i mirëpret 2 mijë klientë dhe njerëzit thjesht shkojnë të bëjnë fotografi dhe ikin, shkruan CNN përkthen Periskopi.

Ky është vendi ku ka lindur dhe është krijuar një revistë e rëndësishme hungareze në gjysmën e parë të shekullit 20.

Me krenari flet edhe kritiku Foldes, i cili thotë “Për ne nuk është vetëm një kafene, është pika fillestare e letërsisë moderne hungareze. Të gjithë shkrimtarët dhe poetët më të njohur erdhën këtu. Ishte i mbushur me shkrimtarë.”

Kujtojmë se gjatë periudhës komuniste shumi kafene në Hungari ishin mbyllur, përfshirë këtu edhe “New York Cafe”-në. /Periskopi

Shpërndaje në: