Pak momente gëzimi në luftë, ushtarët ukrainas “ulin armët” për ta festuar fitoren në Eurovision

Pak momente gëzimi në luftë, ushtarët ukrainas “ulin armët” për ta festuar fitoren në Eurovision

Një grup ushtarësh të Ukrainës lanë armët për një moment për të festuar triumfin e vendit të tyre në festivalin e Eurovisionit.

Nga një bodrum, ata u shprehën optimist se lufta do të ndalej dhe vitin e ardhshëm do të jenë në gjendje ta organizojnë festivalin më të madh të këngës europiane.

Kështu u zotua edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Pas triumfit në Eurovision, ai tha se vendi i tij do ta fitojë luftën dhe vitin e ardhshëm Festivali Europian i Këngës do të zhvillohet në Mariupoli, i cili është një nga qytetet që ka vuajtur më shumë pasojat e luftës, ku janë vrarë me mijëra persona. /A2CNN

Shpërndaje në: