Pak orë para ndeshjes me Islandën – Tifozët “Kuq e Zi” motivojnë Kombëtaren

Periskopi.com Sporti

Në orën 20:45, Shqipëria do të startojë rrugëtimin në Ligën B të Nations League teksa për llogari të Grupit 2 përballet në transfertë ndaj Islandës. Të besuarit e trajnerit Edy Reja do të kërkojnë t’i bëjnë një nisje të mbarë këtij kompeticioni dhe në një grup ku është edhe Izraeli, objektivi i kuqezinjve është vendi i parë.

Ndërkaq, në Islandë, kombëtarja nuk do të jetë vetëm pasi tifozët do t’i mbështesin kuqezinjtë ashtu siç ndodh zakonisht në transferta. Madje, nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejt me gazetarin Sokol Xhihani, SuperSport përcjell atmosferën që ka nisur të ndihet tashmë pranë gjirit të kombëtares falë tifozgrupit “TKZ”.

Me këngë, thirrje dhe me besimin për një rezultat pozitiv, ata po bëjnë “provat e para” për në darkë për t’i siguruar kuqezinjve një motiv ekstra në fushë për të marrë pikët e plota. Sakaq, një nga ata që më së shumti bie në sy në radhët e TKZ është tifozi që mban përkrenarin e heroit kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeut.