Pak para Samitit për Demokraci, Kina një-partiake thotë: “Edhe ne jemi Demokraci”

Pak para Samitit për Demokraci, Kina një-partiake thotë: “Edhe ne jemi Demokraci”

Derisa Presidenti Joe Biden përgatitet që të jetë nikoqir i “Samitit për Demokraci” ku u ftua edhe Kosova edhe pse me mjaft vështirësi, Kina ka kundërsulmuar me një pretendim mjaft të çuditshëm: edhe ata besojnë që janë demokraci.

Nuk ka rëndësi që vetëm një parti, ajo Komuniste, sundon me 1.4 miliard banorët e vendit pa kurrfarë tolerance ndaj partive opozitare; që lideri i saj Xi Jinping u ngrit në pushtet përmes një procesi politik pa zgjedhje popullore; që ata zëra të cilët kërkojnë demokraci në Kinë dënohen ashpër.

“Nuk ka model të mirë-vendosur të demokracisë; ajo manifeston veten në forma të ndryshme,” është shprehur Këshilli Shtetëror, trupi më i lartë qeverisës i Kinës, në një dokument të titulluar “Kina: Demokracia që funksionon.”

Nuk duket e gjasshme që ndonjë shtet demokratik të bindet nga modeli ‘demokratik’ i Kinës.

Kina llogaritet të jetë një ndër shtetet më jodemokratike në botë.

“Demokracia nuk është dekor që përdoret për dekorimin; është për t’u përdorur që të zgjidhë problemet që populli kërkon të zgjidhen,” kishte dhënë lideri Xi në një tubim të Partisë Komuniste. /Periskopi

Shpërndaje në: