Pak votues deri tash në qendrën më të madhe të votimit në Prizren

Pak votues deri tash në qendrën më të madhe të votimit në Prizren

Interesim i ulët i qytetarëve për të votuar në qendrën më të madhe të votimit në shkollën “11 marsi”, në Prizren. Pak qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në dy orët e para të zgjedhjeve për raundin e dytë në këtë qendër votimi. Qytetarët shprehet të kënaqur me organizimin e procesit zgjedhor, ndërsa shprehin mendime të kundërta për vazhdimësinë ose ndryshimin në udhëheqjen komunale.

Levent Përvaqa thotë për KosovaPress, se i tërë procesi i votimit ka qenë i lehtë dhe pa ndonjë telash. Ai kërkon një mirëqenie më madhe pas zgjedhjeve, teksa kërkon ndryshim në qeverisje.

“Procesi i votimit shumë i lehtë ka qenë, asnjë telashe nuk kam pas…ishalla bëhet më mirë dhe bëhet ndryshim”, tha ai.

Qytetari tjetër, Agim Morina thotë se ai nuk është për ndryshim.

“Asnjë parregullsi nuk kishte, çdo gjë shkoi në rregull dhe mirë …unë nuk ndryshoj kurrë”, deklaron ai.

Kurse, Besniku që hezitoi të tregoi edhe mbiemrin, tha se procesi i votimit për të ishte i lehtë.

“Procesi shkoi mirë pa problem votova…nuk e di çka me të thanë për (ndryshim)”, tha ai.

Kjo qendër ka mbi 19 mijë votues me të drejtë votë dhe gjithsei 22 vendovotime.

Në komunën e Prizrenit në raundin e dytë për kryetar, po garojnë Mytaher Haskuka nga LVV dhe Shaqir Totaj nga PDK.

Shpërndaje në: