Pakti ShBA-MB-Australi: Korbin thotë se Lufta e Ftohtë e re s’do të sjellë paqë

Pakti ShBA-MB-Australi: Korbin thotë se Lufta e Ftohtë e re s’do të sjellë paqë

Pas paktit mes ShBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë që i del kundër Kinës, ka reaguar edhe ish lideri i Laboristëve në Britani, Xheremi Korbin [Jeremy Corbyn].

Korbin i ka dalë kundër këtij Pakti duke thënë që nisja e një lufte të re “nuk do të sjellë paqen.”

“Fillimi i një lufte të re të ftohtë s’do të sjellë paqe, drejtësi dhe të drejta të njeriut në botë,” – shkruan Korbin, përcjell Periskopi.

Edhe Kina e ka denoncuar paktin duke e quajtur “mentalitet të luftës së ftohtë” nga ana e ShBA-ve që është e shqetësuar me zhvillimin e hovshëm. /Periskopi

Shpërndaje në: