Pal Lekaj: Kufijtë kthehen veç me luftë

Pal Lekaj: Kufijtë kthehen veç me luftë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka folur sërish për demarkacionin.

Ai i ka lutur deputetët që të votojnë kundër kur demarkacioni të shkojë për votim në Kuvend, ngase kufiri Kosovë-Mali i Zi nuk do të mund të ndryshohet më, veç me luftë.

“Është çështje bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe nuk i intereson dikujt tjetër, janë pajtuar dy Parlamentet, e kanë bërë ratifikimin. Për të bërë ndryshimin e kufijve janë bërë luftëra, nuk janë në kohë shumë të largët.Prandaj në këtë drejtim, çështjet administrative mund t’i ndryshojë një legjislacion tjetër, por çështja e kufijve ndryshohet edhe me luftë” ka thënë deputeti Lekaj në RTV Dukagjini.

Shpërndaje në: