Pal Lekaj i jep ultimatum opozitës: Momenti i fundit, ose jeni me Kosovën ose me Serbinë

Pal Lekaj i jep ultimatum opozitës: Momenti i fundit, ose jeni me Kosovën ose me Serbinë

Ministri i Infrastrukturës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj përmes një statusi në llogarinë Facebook ka hedhur akuza në adresë të opozitës.

“Sa ishin në Qeveri, për dështimin në marrje të vendimeve të rëndësishme për vendin, fajësuan opozitën. Dhe përsëri, veçse tani në opozitë vazhdojnë të bllokojnë procese siç është mbyllja njëherë e përgjithmonë e çështjeve të hapura me Serbinë, duke i kontribuar vendosjes se paqës në Ballkan”, ka shkruar ndër të tjera ai, përcjellë Indeksonline.

Lekaj ka shtuar se është momenti kur opozita duhet të reflektojë në të mirë të vendit.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sa ishin në Qeveri, për dështimin në marrje të vendimeve të rëndësishme për vendin, fajësuan opozitën. Dhe përsëri, veçse tani në opozitë vazhdojnë të bllokojnë procese siç është mbyllja njëherë e përgjithmonë e çështjeve të hapura me Serbinë, duke i kontribuar vendosjes se paqës në Ballkan.

Për ditë me rradhë bojkotuat seancat e Kuvendit, duke pamundësuar krijimin e një grupi të përbashkët përfaqësues në bisedimet me Serbinë, dhe vazhdoni të fajsoni të tjerët.

Është momenti final të vendosni, ose jeni me Kosovën dhe institucionet e saj, ose në të kundërtën po bëheni (pa vetëdije) aleat të fqinjit verior.
Kosova duhet të përmbyll këtë kapitull dhe kjo mund të bëhet vetëm duke qenë unik dhe jo të përçarë, në ndjekje të simpatisë momentale nga elektorati.
Kthjelluni, e mendoni ndonjëherë për këtë vend, mjaft e shikuat vetëm veten tuaj.

Shpërndaje në: