Pal Lekaj: Ky gaz ishte më i fortë se ai që e hidhja vetë

Pal Lekaj: Ky gaz ishte më i fortë se ai që e hidhja vetë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë për KTV-në se gazi i sotëm lotsjellës, i hedhur nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, ishte më i fuqishëm se ai që e hidhte vet ai dikur kur ishte pjesë e opozitës.

“Ky gazi i sotëm ishte më i fuqishëm se ai që e hidhnim ne më parë”, ka thënë Lekaj me humor.

Ndërkaq, deputetët që hodhën gazin lotsjellës sot ishin Xhelal Sveçla dhe Fitore Pacolli, të dy deputetë të VV-së.

 

 

Shpërndaje në: