Pal Lekaj: Nuk e di për çka po na thërret Kurti

Pal Lekaj: Nuk e di për çka po na thërret Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas takimit me QUINT-in, tha se po shkon në zyre, që të përgatisë një ftesë për  një seancë urgjente për ditën e nesërme në Kuvend.

Kryeministri në fjalë nuk dha informacione se çfarë do të trajtohet nesër në Kuvend, ku për kët gjë edhe deputeti Pal Lekaj i tha Periskopit, se nuk ka informacion se për çfarë po e thërret këtë seancë.

Madje edhe për pjesëmarrje Lekaj tha se ende nuk e dinë për faktin se nuk është bërë e ditur tema e diskutimit në atë seancë

“Nuk e di agjendën e Kurtit. Për pjesëmarrje ende nuk e dimë sepse nuk është bërë e ditur pse po thirret seanca e jashtëzakonshme.”, tha Lekaj për Periskopi.

Shpërndaje në: