Pallaska e sheh skandal: Versioni serbisht i Kushtetutës së Kosovës ka prioritet në Gjykatën Speciale

Pallaska e sheh skandal: Versioni serbisht i Kushtetutës së Kosovës ka prioritet në Gjykatën Speciale

Avokati Dastid Pallaksa ka thënë se gjykimi që po i bëhet ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale bazohet vetëm në versionin serbisht të Kushtetutës së Kosovës. Ai e tregon një rast ku përkthimi serbisht i Kushtetutës, ka bërë që një ankesë e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, të refuzohet si e papranueshme edhe pse ajo ka bazë në versionin shqip dhe anglisht të Kushtetutës.

Ai thotë se ky është skandali më i madh që ka ndodhur deri më tani gjatë procesit.

“Ky është skandali më i madh që kam parë deri më tani. Ka të bëjë me kërkesën e ish-kryeparlamentarit Veseli. Një ndër rastet që e ka ngrit është parimi i ligjshmërisë. Pra parimi që askush nuk mund të dënohet ose akuzohet për një vepër që nuk ka qenë vepër penale në kohën kur është kryer. Pra të mbron nga arbitrariteti i pushteti që duhet të jetë një vepër e sanksionuar me ligj që të ndiqesh penalisht”, ka thënë Pallaska në emisionin Pressing në T7.

Ai tregon tutje se cili është përkthimi origjinal në gjuhën shqipe dhe angleze për parimin e legalitetit.

Shpërndaje në: