Pallaska me shpjegim tjetër për çmimet: Kur rrena shitet lirë, shtrenjtohet vaji

Periskopi.com Lajme

Avokati i njohur, Dastid Pallaska i është bashkëngjitur karvanit të kundërshtimit të rritjes alarmante të çmimeve të produkteve bazike në Kosovë.

Avokati në shkrimin e tij në Facebook, ka thënë se ‘Kur rrena shitet lirë, krejt çmimet tjera shtrejtohen.’, duke aluduar në premtimet që bëri kryeministri, Albin Kurti para ardhjes në pushtet.

“Ekonomia në kohën e popullizmit!!!”, shkruan tutje Pallaska.

Ndryshe, Kurti nuk ka marrë përgjegjësi për rritjen e çmimeve. Ai ka thënë “Jemi shumë të varur prej jashtë, çfarë të ndodhë jashtë reflektohet tek ne”./Periskopi/

Kurti flet për rritjen e çmimeve, nuk mendon si në 2014-n: Jemi shumë të varur prej jashtë, çfarë të ndodhë jashtë reflektohet tek ne