Pallati Presidencial i Francës nuk i referohet Kosovës si Republikë, Serbisë po

Pallati Presidencial i Francës nuk i referohet Kosovës si Republikë, Serbisë po

Faqja zyrtare e Pallatit Presidencial të Francës, Elysee, në publikimin e agjendës së presidentit francez Emmanuel Macron për video-samitin e rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi nuk i është referuar Kosovës si Republikë – për dallim të Serbisë.

Derisa Aleksandër Vuçiqit i referohet si president i Republikës së Serbisë, Avdullah Hotit i referohet vetëm si kryeministër i Kosovës.

“Samiti në videokonferencë për rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës me Znj. Angela MERKEL, Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë, Z. Aleksandar VUCIC, President i Republikës së Serbisë, Z. Avdullah HOTI, Kryeministër i Kosovës, Z. Josep BORELL, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Z. Miroslav LAJCAK, Përfaqësues Special i Bashkimit Europian për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj agjende video-konferenca fillon nesër nga ora 10:30.

Shpërndaje në: