Pallavrat e Arben Gashit
“LDK-ja tashmë është në fazën ku nuk duhet të ketë vija të kuqe për askënd”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.
Megjithatë, në vend të PDK-së, Gashi preferon që LDK të përcaktohet për partneritet me parti më të vogla politike.
Sa u përket zhvillimeve në Kuvend, Gashi mendon se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi vështirë se do të ratifikohet ashtu si është, kurse për atë për Asociacionin e komunave serbe, parasheh që çështja të mbetet komplekse.



