Pamje drithëruese: Punëtorët e Feronikelit [qytetarë të Kosovës] vërshojnë sheshin në protestë

Pamje drithëruese: Punëtorët e Feronikelit [qytetarë të Kosovës] vërshojnë sheshin në protestë

Qindra punëtorë të Feronikelit kanë bërë një marsh nga Katedralja drejt objektit të Qeverisë së Kosovës për të protestuar shpërfilljen e saj ndaj fatit të tyre dhe të kompanisë ku punojnë.

Duke kërkuar që të mos trajtohen thjesht si punëtorë të një kompanie private por edhe si qytetarë të Kosovës, siç në të vërtetë edhe janë, ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me shpërfilljen qeveritare.

“Kurti s’po na takon”: Punëtorët e Feronikelit ia lënë në derë Kryeministrit një sofër me ‘bukë e kryp’ dhe një djep

Feronikeli ka disa javë që është mbyllur për shkak të krizës energjetike me të cilën po përballet Evropa.

Qeveria nuk ka shprehur gatishmëri që të ndihmojë kompaninë në fjalë, e për më keq as punëtorët e tyre që varen nga rroga që marrin për bukën e gojës, përcjell Periskopi.

Shpërndaje në: