Pamje kur policia izraelite rrahu njerëzit që bartnin arkivolin e gazetares së vrarë palestineze, Shireen Abu Akleh

Pamje kur policia izraelite rrahu njerëzit që bartnin arkivolin e gazetares së vrarë palestineze, Shireen Abu Akleh

Policia izraelite përdori forcën dhe rrahu njerëzit që mbanin në duar arkivolin e gazetares së vrarë të Al Jazeeras, Shireen Abu Akleh.

Dhuna ndodhi gjatë bartjes së arkivolit ndërsa turma e njerëzve lëvizte nëpër qytetin e vjetër të Jerusalemit Lindor.

Mijëra palestinezë u mblodhën për funeralin para se trupi i Abu Akleh të dërgohej në varrezat e malit Zion, ku ajo do të varrosej përkrah prindërve të saj.

Trupi i gazetares u transportua në Jerusalem nëpërmjet Nablus dhe Ramallah nga Jenin, ku u vra nga forcat izraelite të mërkurën.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha se çështja e vrasjes së Abu Akleh do të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ndërsa fajësoi shtetin izraelit, ku kjo e fundit mohoi akuzat.

Ndryshe, 51-vjeçarja ishte gazetare palestineze me nënshtetësi amerikane dhe punoi për 25 vjet si reportere e Al Jazeeras dhe ishte një emër i njohur në të gjithë Lindjen e Mesme.

Më 11 maj 2022, ajo u qëllua dhe u vra ndërsa mbulonte një bastisje ushtarake izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

Shpërndaje në: