Pamje nga aksidenti fatal mes veturës e autobusit, ku mbetën të vdekur dy persona

Pamje nga aksidenti fatal mes veturës e autobusit, ku mbetën të vdekur dy persona

Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar nga një aksident mes një veture me targa të huaja dhe një autobusi që ka ndodhur sot rreth orës 04:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se viktimat janë një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S, derisa të lënduar kanë mbetur dy fëmijë.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë .

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e  viktimave  :

Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër,  35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Mediat lokale kanë publikuar fotografi nga vendi i aksidentit, ku shihet vetura e shtypur në pjesën e përparme.

 

Shpërndaje në: