Pamje nga aksioni i Policisë në ministrinë e Liburn Aliut

Pamje nga aksioni i Policisë në ministrinë e Liburn Aliut

Një aksion i bastisjeve ka nisur në orët e para të mëngjesit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës, që lidhet me rastin “Brezovica”.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari.

“Po vazhdon aksioni i 21 dhjetorit, ku janë duke u bastisur disa lokacione. Aksioni është i shtrirë në 3 qytete, Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Bastisje janë duke u kryer edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Deri më tani nuk ka të arrestuar”, ka thënë Jashari.

Shpërndaje në: