Pamje nga fshehja e drogës në autobusin kosovar

Pamje nga fshehja e drogës në autobusin kosovar

Dy shoferët kosovar të arrestuar nga policia hungareze pasi që iu ishte gjendur drogë në autobusin e tyre, kishin fshehur atë në mes të karrigeve të udhëtarëve.

Sipas burimeve të Gazetës Insajderit kishin qenë rreth 120 kilogram drogë, derisa bëhet fjalë për kompanisë “Fadili Tours”.

Shoferët e kësaj kompanie me inicialet A.H dhe F.H nga Podujeva janë arrestuar nga policia hungareze në mëngjesin e së shtunës.

Kjo linjë e autobusit ishte nisur nga Prizreni ku desitancion e kishte Hamburgun. Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me kompaninë mirëpo nuk kanë qenë të qasshëm.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje tek Policia e Kosovës lidhur me këtë rast mirëpo nuk ka marr ende përgjigje.

Shpërndaje në: