Pamje nga momenti kur fansat e Lyonit brohorasin emrin e Shaqirit, pak momente para asistimit

Pamje nga momenti kur fansat e Lyonit brohorasin emrin e Shaqirit, pak momente para asistimit

Skuadra e re e Xherdan Shaqirit, Lyon ka regjistruar një fitore prej 3-1 ndaj Strasbourg mbrëmë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë në Ligue 1.

Golat për Lyon u shënuan nga Moussa Dembele (8′), Jason Denayer (64′) dhe Lucas Paqueta (87′).

Në golin e dytë të Denayer, asistimin e regjistroi Xherdan Shaqiri pas një krosimi të bukur me këmbën e tij jo të preferuar.

Një skenë nga ana tifozëve të Lyon është bërë virale në ‘twitter’, duke e thirrur mbiemrin e Shaqirit gjersa zvicërani po bënte gati për të krosuar nga korneri, dhe po në atë aksion, ai kombinon me Houssem Aouar nga afër, për t’i ardhur topi sërish Xherdanit dhe me një krosim të bukur me këmbën e djathtë arrin të asistoj në golin e dytë për skuadrën e Lyon.

Për më tepër mund ta ndiqni videon më poshtë:

Shpërndaje në: