Pamje nga momenti kur ushtarët amerikanë arrijnë tek Njësia Speciale

Pamje nga momenti kur ushtarët amerikanë arrijnë tek Njësia Speciale

KFOR ka bërë të ditur se po mbikqyr nga afër situatën e krijuar në Kosovë.

Përmes një kumtese KFOR-i njoftoi se ka rritur patrullimet rutinore, duke marrë kësisoj “nën kontroll” edhe situatën në veri të vendit, shkruan Jepi Zë.

Ata thanë se mbeten të fokusuar në zbatimin e mandatit të tij për sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR po monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore”, thuhet në kumtesën e KFOR-it drejtuar medieve.

 

Shpërndaje në: