Pamje nga parcelat e hashashit që dyshohet se i asgjësoi Saimir Hoxha dhe dy kolegët: Pas pak minutash ndodhi krimi i rëndë

Pamje nga parcelat e hashashit që dyshohet se i asgjësoi Saimir Hoxha dhe dy kolegët: Pas pak minutash ndodhi krimi i rëndë

Oficeri i Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, i cili dyshohet se u vra nga i riu Aldi Rama, ditën e djeshme, gjatë një aksioni anti-drogë po përcillet për në banesën e fundit. Ndërkohë ka ndërruar jetë edhe 21-vjeçari, i cili u gjet i vetplagosur nga policia, pas disa orë kërkimesh.

Ditën e djeshme, oficeri Saimir Hoxha shoqërohej nga dy kolegë të tjerë kur dyshohet se i ngritën postbllok makinës ku udhëtonte Aldi Rama me dy të dysharit, Armando Marku, 26 vjeç dhe Kristian Sheri, 27 vjeç, banues në Lezhë.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka mundur të sigurojë edhe fotot e parcelave me hashash që dyshohet se oficeri Saimir Hoxha, bashkë me dy kolegët e tij mundën të asgjësonin pak para se të ndodhte ngjarja e rëndë, raporton TopChannel

  

Shpërndaje në: