Pamje nga Samiti i BE’së, presidentja Osmani me Scholz e Von der Leyen

Periskopi.com Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet tani në Bruksel.

Këshilli i BE-së, ka publikuar video nga arritja e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Samit.

Nga pamjet para nisjes së takimit shihet shefja e shtetit duke biseduar me Kancelarin Olaf Scholz dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Presidentja Osmani para takimit ka folur para gazetarëve lidhur me mundësinë që Këshilli të marrë vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ne shpresojmë, megjithatë nuk dua që të rris pritshmëritë në këtë pikë, sepse më ky proces nuk është në duart tona. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet vite më parë.  Është padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ajo.