Pamje nga takimi i Borrellit me Gërvallën para darkës joformale

Pamje nga takimi i Borrellit me Gërvallën para darkës joformale

Shefja e diplomacisë së Kosovës Donika Gërvalla është takuar me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, para darkës jo formale të organizuar nga vetë ai me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e ka takuar edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaqevski.

Anëtari i presidencës së Bosnjes dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, është takuar gjithashtu me shefin e diplomacisë evropiane në Bruksel.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka përfaqësuar Kosovën në këtë darkë pasi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti gjenden në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

 

Shpërndaje në: