Pamje nga tmerri që përjetoi boksieri në ring: E pësoi aq keq, saqë nuk mund t’i fryejë më as hundët

Pamje nga tmerri që përjetoi boksieri në ring: E pësoi aq keq, saqë nuk mund t’i fryejë më as hundët

Boksieri polak, Adam Kownacki pësoi një humbje të rëndë në meçin e dytë nga Robert Helenius, teksa do të duhet t’i nënshtrohet operimit plastik.

Mjekët madje e kanë rekomanduar atë të mos i fryejë hundër fare, pasi ka pësuar thyerje të kafkës gjatë përballjes me Heleniusin, transmeton Periskopi.

Boksieri amerikano-polak u përballë me Robert Heleniusin të shtunën mbrëma në rimeçin e marsit 2020.

Pavarësisht se në të dy luftërave ishte futur në favorit, Kownacki u pësoi disfatë në të dyja, dhe atë me nokaute në rundet katër dhe gjashtë, përkatësisht.

Por Kownacki vuajti lëndime shumë më serioze në rimeç, pasi i është thyer ashti i syrit nga grushtet brutale e të pamëshirshme të Heleniusit.

Sipas raportit të mjekut të publikuar në ESPN, Kownacki është paralajmëruar që madje as mos t’i fryjë hundës derisa të shërohet.

Më poshtë, pamje nga meçi i përgjakshëm. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: