Pamje: Pa shtrëngim duarsh e pa shikim në sy, momenti kur Kurti e Vuçiq nisin takimin

Pamje: Pa shtrëngim duarsh e pa shikim në sy, momenti kur Kurti e Vuçiq nisin takimin

Ka nisur takimi i nivelit të lartë dialogues në mes të Kosovës dhe Serbisë ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në nisje të takimit nuk ka pasur as shtrëngim duarsh, por nga pamjet e publikuara, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Vuçiq nuk janë shikuar as në sy.

Ky takim ndërmjetësohet nga Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili përkrahet nga Miroslav Lajçak, i Dërguar i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Shpërndaje në: