Pamje shokuese: Momenti kur ish-futbollisti i Bundesligës vret personin pasi nuk i hapi rrugën me makinë

Pamje shokuese: Momenti kur ish-futbollisti i Bundesligës vret personin pasi nuk i hapi rrugën me makinë

Ish -futbollisti turk, mes të tjerëve i Bayer Leverkusen dhe Besiktas, Sezer Öztürk, dyshohet se ka vrarë një bashkatdhetar turk gjatë një konflikti në rrugë, që u zhvillua më 19 shtator. 35-vjeçari, ende i kërkuar nga policia me akuzën e vrasjes së qëllimshme, ka hapur zjarr për mungesë përparësie në rrugë.

Katër persona të tjerë u plagosën nga të shtënat në Çekmekoy, një periferi e Stambollit.

Karriera e tij nuk ishte e paharrueshme, pavarësisht se ka veshur fanella prestigjioze, aq sa nuk ishin aftësitë e tij të futbollit ato që kanë bërë lajmin, por ngjarjet jashtë fushës, të tilla si kur në 2014 ai pësoi plagë shumë të rënda me thikë gjatë një përleshje, që kontibuuan për ta bërë të linte futbollin (edhe pse kurrë zyrtarisht) në moshën 30 vjeçare.

Shpërndaje në: