Pamje shqetësuese: Aguero përjeton shtërngim në zemër gjatë një transmetimi LIVE

Pamje shqetësuese: Aguero përjeton shtërngim në zemër gjatë një transmetimi LIVE

Legjenda e Manchester Cityt, Sergio Aguero pësoi një shtërngim në zemër gjatë një transmetimi LIVE në Twitch dje.

Karriera e historisë së argjentinasit u ndërpre pas kontrollave mjekësore, kur doli se Aguero kishte probleme me zemër dhe pikërisht në kohën që u transferuar te skuadra e Barcelonë, shkruan Periskopi.

Aguero u pa i shqetësuar për një moment gjatë një trasmetimi LIVE në platformën e komunikimit Twich.

Ai përjetoi frikë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejta, duke u’a kujtuar fansave pse ai tashmë nuk mund të luajë.

Gjatë transmetimit, Aguero , i shoqëruar me Ibai Llanos, ndaloi për një moment dhe vendosi dorën në gjoks.

Llanos pyeti: “Çfarë ka, burrë?”

Aguero tha: “Mendoj… mendoj… sapo pata një mini-aritmi.”

Llanos pyeti: “A doni që ne të shkojmë te mjeku?” Për të cilën Aguero u përgjigj: “Jo, jo. Sepse unë kam një çip dhe çipi i famshëm do ta zbulojë atë dhe do të dërgojë një sinjal.”

Fatmirësisht për të gjithë ata që po e shikoni situata shkoi mirë dhe gjithçka ishte nën kontrollë./Periskopi/

VIDEO

Shpërndaje në: