Pamje si në filma në Vërmicë: Shoferi i kamionit e nxjerr thikën, doganieri i vërsulet me lopatë e polici me armë

Pamje si në filma në Vërmicë: Shoferi i kamionit e nxjerr thikën, doganieri i vërsulet me lopatë e polici me armë

Polica e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare në Vërmicë sot rreth orës 13:00.

Krejt kjo pas një mosmarrëveshje, mes një shoferi të kamionit dhe personave zyrtarë doganor.

Ngjarjen e ka rrëfyer një person ku ka dëshiruar të mbetet anonim, i cili ishte në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, shoferi i një kamioni kishte nxjerr një thikë duke kanosur personat zyrtarë ku më pas kishte intervenuar edhe policia.

Në këtë rast në vetëmbrojtje, zyrtari doganor kishe marr një lopatë ku edhe tenton ta godas.

Sipas pamjeve të dërguara, shihet se si shoferi i kamionit është arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan Sinjali.

Për më shumë shihni pamjet:

Shpërndaje në: