Pamje të dy lokaleve që iu shkaktuan dëme si pasojë e aksidentit që ndodhi mbrëmë tek ‘Qafa’në Prishtinë

Pamje të dy lokaleve që iu shkaktuan dëme si pasojë e aksidentit që ndodhi mbrëmë tek ‘Qafa’në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi  mbrëmë në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë.

Drejtuesi i automjetit humbi kontrollin mbi veturën dhe si pasojë goditi dy lokale që gjenden në këtë anë të rrugës.

Në disa fotografi të këtyre lokaleve që padyshim kanë pësuar dëme të mëdha.

Të dy lokalet kishin mbetur komplet të hapura tërë natën, e të thyera mbetën edhe shumë ulëse e gjësende të tjera.

Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kishin dalur edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti bëri të ditur se si pasojë e këtij aksidenti i lënduar mbeti një person.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë ka ndodhë një aksident trafiku ku një veturë për shkaqe akoma të pasqaruara ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në këtë aksident është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

 

 

 

Shpërndaje në: