Pamje të reja të kryeministrit Kurti duke e xhiruar publikun me telefonin e tij nga zona VIP në “Sunny Hill”

Pamje të reja të kryeministrit Kurti duke e xhiruar publikun me telefonin e tij nga zona VIP në “Sunny Hill”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas ndejës së shtalbave, ka shkuar ta shijojë edhe Sunny Hilli-in në natën e saj të fundit për këtë vit. Ai po qëndrontë në zonën VIP, ku prej aty, po dhuronte përshëndetje me simbolin e zemrës me duar, e po kërcente gjithashtu.

Periskopi iu sjell disa pamje nga këndi i publikut, kur kryeministri Kurti po bënte video me telefonin e tij.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Albin Kurti ka pritur në zyrën e tij, këngëtaren Dua Lipa dhe babain e saj, Dukagjin Lipa.
Ai ndër të tjera tha se festivali po mbahet aty ku e ka vendin.

“U mbajt në Prishtinë, aty ku e ka vendin. Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill dhe vajzën tonë të artë, Dua Lipa, të cilën sot e prita në Kryeministri. Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij. Duan e falënderova për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë. Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm.”, shkroi Kurti.

Shpërndaje në: