Pamje të reja të xhandarmërisë serbe ku shihen duke shëtitur brenda territorit të Kosovës (Foto)

Pamje të reja të xhandarmërisë serbe ku shihen duke shëtitur brenda territorit të Kosovës (Foto)

Ish-kryetari i Kamenicës Shaip Surdulli ka publikuar një foto të re ku shihet xhandarmëria serbe në Karacevë të Kamenicës.

Ky eshte njoftimi i Shaip Surdullit, ish kryetar komune dhe banor i Karaçevës:

Sot, më 07.08.2020, rreth ores 18,05 një kolonë e ushtrisë së Serbisë të shoqëruar me disa qenë përsëri erdhën nga mali e anës së Serbisë kaluan nëpër rrugën e lagjës tonë të Bernjashëve dhe ranë teposht ende më fellë të territorit të Republikës së Kosovës.

Ky veprim i hyrjes së ushtrisë serbe ne këtë pjesë të territorit të Kosovës me keqardhje po vazhdon edhe pas 20 viteve të çlirimit jo të plotë të Kosovës. Apelojmë te KFOR-i si dhe institucionet e Kosovës të marrin masa adekuate që mos të përsëriten këto veprime të ushtrisë serbe, sepse ka ndikuar dhe po ndikon përveç në shqetësimin po ashtu edhe në shpërnguljen e qytetarëve të zonës kufitare të Karaçevës.

SHIH ME POSHTE EDHE VIDEON: 

Lexo edhe:Xhandarmëria serbe shëtitë lirshëm nëpër oborrin e restorantit të njohur në Kamenicë (Video)

 

Shpërndaje në: