Pamje të rënda nga protestat anti-Putin, mbi 1 mijë persona u arrestuan

Pamje të rënda nga protestat anti-Putin, mbi 1 mijë persona u arrestuan

Një protestë anti-qeveritare është zhvilluar sot në disa qytete të Rusisë të cilët po kërkojë lirimin e Alexei Navalny. Në ato protesta pati edhe reagime të ashpëra nga policia, të cilët arrestuan mijëra njerëz.

Demonstruesit thërrisnin “Turp, turp” në Vladivostok teksa policët me veshje të rënda dhe shkopa gome arrestonin protestuesit duke i marrë në furgonët e policisë.

Mes të ndaluarve ishte dhe Yulia Navalnaya, bashkëshorte e kritikut të Kremlinit, Navalny, e cila ishte në krye të protestës në Moskë.

Protesta të ngjashme u zhvilluan në disa qytete të Lindjes së Largët ruse ku temperaturat arrinin deri në -30C.

Shpërndaje në: