Pamje të rënda – Tifozët e Feyenoordit eskalojnë, rrahin keq qytetarin në Tiranë

Pamje të rënda – Tifozët e Feyenoordit eskalojnë, rrahin keq qytetarin në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Burime bëjnë me dije se një shtetas shqiptar është rrahur në mënyrë brutale nga tifozët e ekipit të Feyenoordit.

Sipas informacioneve paraprake ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

VIDEO

Siç duket dhe nga pamjet e mësipërme i plagosuri ndodhet i shtrirë në trotuar, i pamundur të ngrihet në këmbë dhe i mbuluar me gjak në pjesën e fytyrës.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur te zona e “9 katësheve” në kryeqytet.

Shpërndaje në: