Pamje: “Tekbir – Allahu Ekber”, zyrtari taliban kërkon butësi e dashuri ndaj afganëve

Pamje: “Tekbir – Allahu Ekber”, zyrtari taliban kërkon butësi e dashuri ndaj afganëve

Në një video të publikuar në internet, një zyrtar i talibanëve shihet duke mbajtur fjalim para një grupi të armatosur me rroba e armë moderne. Zyrtari i uroi të armatosurit për atë që e cilësoi  si “fitim të pavarësisë”.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabidullah Mujahid, shihet duke folur në aeroportin e Kabulit para një grupi të armatosur. “Ne jemi krenarë me sakrificat tuaja për shkak të vërshtirësive që ju dhe udhëheqësit tanë i kanë pasur. Është për shkak të sinqeritetit dhe durimit që ne jemi të pavarur sot”, dëgjohet duke thënë ai.

“Prandaj, ju uroj juve dhe kombin afgan. Dëshira jonë është që vendi ynë të mos pushtohet kurrë më. Ne duam paqe, mirëqenie dhe një sistem të vërtetë islamik”, thotë ai më pas, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Mujahid u bëri thirrje luftëtarëve që të jenë të butë me afganët. “Do të doja t’ju kërkoj që të jeni të kujdesshëm se si silleni me popullin tuaj. Ky popull ka vuajtur shumë. Populli afgan meriton të trajtohet me dashuri e dhembshuri. Prandaj, jini të butë me ta. Ne jemi shërbëtorët e tyre. Nuk u jemi imponuar atyre”, tha zëdhënësi i talibanëve.

Shpërndaje në: