Pamje: Tifozët futen në fushë dhe përleshen me futbollistë në ndeshjen Marseille – Nice

Pamje: Tifozët futen në fushë dhe përleshen me futbollistë në ndeshjen Marseille – Nice

Ndeshja e Ligue 1 mes Marseille dhe Nice u ndërpre të dielën, për shkak se ekipi mysafir nuk pranoi të kthehej në fushë nga zhveshtorja pasi tifozët e Nice e kishin pushtuar fushën duke shkaktuar përleshje të madhe.

Gjyqtari i ra bilbilit në minutën e 75-të për ta ndërprerë ndeshjen përkohësisht dhe derisa lojtarët e Nice mbetën në fushë, ata të Marseille nuk lëvizën nga zhveshtorja e tyre.

Sipas ligjeve të Ligës së Futbollit Profesionist të Francës (LFP), Marseille e ka humbur ndeshjen me rezultat automatik 3:0.

Shumë tifozë të Nice hodhën gjësende të forta mbi lojtarët e Marseille, para se të futeshin në fushë me dhunë, pasi Dimitri Payet u ishte përgjigjur duke i gjuajtur me shishe uji.

Tifozët e Nice hodhën gjësende ndaj lojtarëve të Marseille gjatë gjithë kohës dhe Payet u ktheu atyre pasi u godit te flamuri i kornerit në minutën e 74-të.

Pas çaste më vonë, tifozët e pushtuan fushën për t’u përleshur me lojtarët e Marseille.

Nice po fitonte 1:0 në kohën kur ndodhi incidenti.

Presidenti i Marseille Pablo Longoria iu kishte thënë gjyqtarëve në tunel pas pezullimit të përkohshëm të ndeshjes se ekipi i tij nuk do ta vazhdonte lojën.

“Ne nuk do të luajmë! Ne nuk do të luajmë!”, ishte dëgjuar ai duke thënë.

Por zyrtarët e LFP-së dhe të Nice këmbëngulën në vazhdimin e ndeshjes dhe si pasojë Marseille mori humbje me rezultat zyrtar 3:0.

 

 

Shpërndaje në: