Pamje tmerri nga Siria: 5-vjeçarja nën rrënoja s’e lëshon motrën bebe
Një vajzë pesë vjeçare shihet në rrënojat e një ndërtese, pas një bombardimi me predha ruse, duke mbajtur motrën e vogël foshnje nga bluza, edhe pse vetë ka ngecur mes gurëve dhe është lënduar për vdekje.
Babai i vajzave ngjitet mes rrënojave dhe përpiqet t’i kapë, me ndihmën e fqinjëve të cilët rendin menjëherë për t’i shpëtuar.
Pasi i nxorën i dërguan menjëherë të dyja në spital, por fatkeqësisht 5-vjeçarja ndërroi jetë prej të plagëve të marra. Motra e vogël është në reanimacion.




