Pamjet e paraqitjes së Icardit për PSG-në kundër Club Brugge, janë në fakt të dhimbshme të shikohen

Pamjet e paraqitjes së Icardit për PSG-në kundër Club Brugge, janë në fakt të dhimbshme të shikohen

E mërkura mbrëma në Champions League është dashur të ishte natë e Paris Saint-Germainit.

Për ndeshjen kundër Club Brugge, klubi francez startoi me Lionel Messin, Neymarin dhe Kylian Mbappen në sulm, transmeton Periskopi.

Ishte qartazi treshja perfekte për të shkaktuar trazira, por gjërat nuk shkuan ashtu si e menduam.

PSG u ndal me një barazim 1-1 në Belgjikë dhe ishte Ander Herrera ai që shënoi golin për skuadrën nga Ligue 1.

Mbappe ishte pjestari i vetëm i sulmit që pati impakt të vërtetë, me francezin që asistoi në golin e vetëm të skuadrës.

Messi dhe Neymar, të dy dhuruan paraqitje mediokër kundër Brugge, por krahasuar me atë të Icardit, paraqitjet e tyre ishin të klasit botëror.

Sulmuesi argjentinas ishte absolutisht i tmerrshëm. Sipas ‘Opta’, ai pati vetëm gjashtë prekje të topit dhe u zu në pozitë jashtë loje plot katër herë.

Tash është publikuar një video e paraqitjes së Icardit kundër Brugge dhe sinqerisht pamjet janë të dhimbshme të shikohen. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: